Monika Kryemadhi provokon banorët në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5

Sfida e mos-reagimeve në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka vazhduar me një tjetër surprizë të papritur për banorët.

Si pjesë e kësaj sfide, në shtëpi hyri opinionistja dhe figura politike Monika Kryemadhi, e cila u përpoq t’i provokonte banorët me komente dhe batuta.

Banorët kishin detyrën të mos reagonin ndaj situatave të krijuara, ndërsa Monika u fut në shtëpi duke ngacmuar disa prej tyre me komente direkte.


- Advertisement -

Edhe pse përpiqeshin të ruanin qetësinë, ata nuk i kursyen nënkuptimet dhe reagimet e tërthorta mes njëri-tjetrit. “Ajo xhaketa e verdhë Rogert, apapa”, u shpreh Monika, duke iu drejtuar njërit prej banorëve.

Rogerti iu përgjigj me humor: “Një nga xhaketat e mia është e një politikani të rëndësishëm”.

Më pas, ajo vijoi me komente të tjera për banorët, duke u ndalur te mënyra e të folurit dhe pamja e tyre. “O mret o mret, përdore içik më shumë fjalën ‘mret’ o Mateo.

U kënaqe në palestër ti Mateo, si lulëzove!

Shumë i bukur bardh e zi Edisa, elegance ishte në nivele të larta”, tha ajo, ndërsa banorët përpiqeshin të mos reagonin hapur.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *