Momenti i mrekullueshëm në Big Brother VIP Albania: Daja e Brikenës e surprizon me një mesazh të veçantë

Sot në Big Brother VIP Albania, Brikena u surprizua nga daja i saj, i cili i dërgoi një mesazh të veçantë përmes një droni.

Në letrën që fluturonte nga ajri shkruhej: “Do të pimë kafenë bashkë me Mateon dhe të festojmë fitoren e të dyve”.

Brikena u përqafua me Mateon, Shendritin dhe Selinin.


- Advertisement -

Ky moment ka një rëndësi të veçantë, pasi më parë Mateo kishte treguar se daja i Brikenës njëherë i kishte prerë rrugën kur ai donte të takohej me të, duke e bërë surprizën nga ajri një moment të veçantë për çiftin.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 5 është konfirmuar dhe do të zhvillohet më 18 prill.

Në natën finale do të garojnë vetëm katër finalistë, duke bërë ditët e ardhshme vendimtare për banorët e mbetur.


- Advertisement -