Momenti i madh: Dolce shpërthen në emocione kur mëson se do të jetë banore në Grande Fratello Itali

Dolce ka përjetuar një nga momentet më të forta emocionale të qëndrimit të saj, sapo mori lajmin se është përzgjedhur nga Vëllai i Madh për të qenë pjesë e Grande Fratello në Itali.

Banorja u emocionua thellë dhe shpërtheu në lot nga gëzimi kur u njoftua se do të udhëtojë drejt Italisë, ku do të qëndrojë për një javë si përfaqësuese e Big Brother VIP Kosova 4. Pas kësaj aventure të veçantë ndërkombëtare, ajo do të rikthehet sërish në shtëpinë shqiptare.

Pak çaste më herët, Dolce ishte duke qarë për shkak se e la Edin brenda shtëpisë më të madhe, por emocionet morën një kthesë të papritur sapo dëgjoi lajmin e madh. Entuziazmi, befasia dhe gëzimi i saj i sinqertë krijuan një moment të paharrueshëm për publikun dhe banorët.


- Advertisement -

Ky është padyshim një ndër kapitujt më të veçantë për Dolce, e cila tashmë po përgatitet për sfidën e saj të re në skenën italiane të “Grande Fratello”.


- Advertisement -