Momenti emocional kur finalist Miri takon familjen në finalen e madhe

Finalja e madhe ka sjellë një nga surprizat më të bukura dhe më emocionuese për finalistin Miri, i cili është përballur me një moment të veçantë të përgatitur enkas për të.

Për të krijuar një atmosferë të ngjashme me Tiranën, për Miri ishte organizuar një ambient i veçantë, i cili e çoi atë drejt një takimi të papritur me familjen e tij.

Aty e prisnin prindërit, vajza dhe bashkëshortja e tij, duke e kthyer momentin në një ribashkim tepër emocional.


- Advertisement -

Bashkëshortja e Mirit e ka përqafuar dhe puthur me shumë dashuri, ndërsa i ka shprehur se i kishte munguar shumë. “Ksha shumë mall”, i tha ajo, ndërsa Miri reagoi me humor: “Çka thu ore?

Pse nuk erdhe atje?” Më pas ai e pyeti me kujdes: “A je mërzitur?”, ndërsa ajo i është përgjigjur se aspak dhe se është shumë krenare për të.

Në një moment të mbushur me emocione dhe shaka, Miri i tha: “A janë në rregull?

Nuk ka ndonjë letër divorci?”, ndërsa bashkëshortja e tij qeshi dhe konfirmoi se gjithçka ishte në rregull mes tyre.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *