Momentet e Elijonës dhe Klodit në ‘Love Island’: Çfarë ndodh në raportin e tyre?

Është publikuar edhe një klip me disa nga momentet në mes të Elijona Binakajt dhe Klodian Mihajt.

Sërish u diskutua pëlqimi që ka shprehur banorja për Klodin dhe situata mes tyre.

Konkurrentja thotë se po e tërheq pëlqimin për të, por që është një proces më i gjatë. ‘Janë gjëra që nuk i kam pasur në dorë, kam qenë e sinqertë.


- Advertisement -

Dua të them një gjë, dyshimet e mia nuk i kam hequr.

Ne jemi sqaruar me Klodin.

Unë e kam tërhequr pëlqimin edhe pse është proces’, u shpreh ajo.

Tutje tha: ‘Tani po mendoj që jemi në shoqëri.

Shumica kanë qejf të na ndajnë’.

Klodi nga ana tjetër po akuzohet vazhdimisht se po flirton me Elijonën e po ashtu edhe me Benitën.

- Advertisement -