Moment i çuditshëm në Big Brother VIP Kosova: Elijona shkakton reagim të menjëhershëm te Klodi

- Advertisement -

Një moment i çuditshëm dhe argëtues ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, i kapur nga kamerat dhe i publikuar në profilin zyrtar të emisionit.

Në një video të shkurtër, Elijona i shkon Klodit në shtrat dhe e kafshon lehtë, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga ai.

Klodi fillimisht fillon të bërtasë paksa, ndërsa Elijona nuk ndalet dhe e përsërit veprimin.

- Advertisement -

Më pas i thotë se “nganjëherë humb kontrollin” dhe qesh me situatën, duke e bërë momentin të duket më i lehtë dhe plot humor.

Komentet e publikut ishin të përziera.

Disa vlerësuan energjinë dhe pozitivitetin e Elijonës, ndërsa të tjerë menduan se ajo mund të mos jetë gjithmonë vetvetja dhe se po tregon një anë të fshehur të karakterit të saj.

- Advertisement -