Moment emocionues në Big Brother VIP: Brikena ndeshet me surprizën e ëmbël nga nëna e saj

Një moment i veçantë dhe i mbushur me emocione ka ndodhur këtë të shtunë në Big Brother VIP për Brikenën.

Pas një rrëfimi të sinqertë, banorja doli në oborr, ku e priste një surprizë e ëmbël: një tepsi me fli, përgatitur nga nëna e saj.

Pak më vonë, nëna e Brikenës doli nga dhoma e dëshirave dhe u takua me vajzën e saj, e cila nuk arriti të mbante lotët.


- Advertisement -

Me një buzëqeshje të ngrohtë, ajo u përshëndeti banorët: “I përshëndes të gjithë banorët.

Mateon dhe të gjithë të tjerët.

Jeni shumë të mirë”.

Në këtë moment, Mateo u afrua në oborr për të takuar nënën e Brikenës dhe i tha: “Të kërkoj falje nëse ju kam lënduar juve dhe Brikenën”.

Nëna e Brikenës e qetësoi menjëherë: “Jo kjo është një lojë, je djalë shumë i mirë”.

- Advertisement -