Babai i këngëtares Amy Winehouse, Mitch Winehouse, është urdhëruar nga Gjykata e Lartë në Britani të paguajë mbi një milion euro për dy shoqe të vajzës së tij, pas humbjes së një padie lidhur me shitjen në ankand të sendeve personale të këngëtares.
Mitch Winehouse kishte pretenduar se Naomi Parry dhe Catriona Gourlay kishin përfituar financiarisht nga shitja e dhjetëra sendeve të Amy Winehouse në ankandet e zhvilluara në ShBA.
Gjyqtarja Sarah Clarke KC e rrëzoi padinë, duke deklaruar se Mitch e dinte prej kohësh për shitjen e planifikuar dhe se vetëm pas përfundimit të saj kishte filluar të kërkonte para nga dy gratë.
Shpenzimet ligjore të dy shoqeve të Amy arritën në sasi të mëdha, duke e detyruar Mitch Winehouse që të mbulojë edhe shpenzimet e tyre ligjore në bazë të një norme më të lartë kompensimi, e cila vendoset kur një palë është sjellë në mënyrë veçanërisht të paarsyeshme gjatë procesit gjyqësor.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





