Misioni Historik: Raketa Integrity Fillon Fluturimin pranë Hënës dhe Tejkalojnë Rekordin e Apollo 13

Raketa Integrity ka nisur zyrtarisht fluturimin pranë Hënës, duke hyrë në një fazë kyçe të misionit të saj dhe duke filluar realizimin e vëzhgimeve shkencore.

Lajmi është konfirmuar nga ekipi i misionit, ndërsa është bërë ditur se ekuipazhi ka tashmë një pamje të qartë si të Hënës, ashtu edhe të Tokës nga anija kozmike.

Nga kjo distancë, Toka shfaqet dukshëm më e vogël në krahasim me Hënën.


- Advertisement -

Ky mision shënon një tjetër moment historik për eksplorimin hapësinor, pasi astronautët kanë arritur distancën më të largët nga Toka të regjistruar ndonjëherë.

Ekuipazhi i anijes kozmike Artemis II ka tejkaluar kështu rekordin e vendosur më herët nga misioni Apollo 13.

Nga Kontrolli i Misionit është theksuar rëndësia e kësaj arritjeje, duke rikujtuar se më 15 prill 1970, gjatë misionit Apollo 13, astronautët Jim Lovell, Jack Sëigert dhe Fred Haise udhëtuan deri në 400,171 kilometra larg Tokës. ‘Sot, për të gjithë njerëzimin, ju po e tejkaloni atë kufi’, është mesazhi i përcjellur nga Kontrolli i Misionit për ekuipazhin, duke nënvizuar dimensionin historik të këtij fluturimi.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *