Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu festojnë ardhjen në jetë të vajzës së tyre të porsalindur

- Advertisement -

Futbollisti i njohur Mirlind Daku dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e bënë të ditur dyshja në llogaritë e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Vesa dhe Mirlind mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Miresa.

- Advertisement -

“Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë.

Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”, shkroi Daku në postimin e tij.

Ai gjithashtu publikoi një fotografi të vajzës së tyre të porsalindur, duke ndarë gëzimin dhe emocionin me ndjekësit e tij.

Urimin e bukur e bashkangjiti edhe vetë Vesa, e cila shkroi një mesazh emocionues: “Mirë se na erdhe, qikirushi jonë.

Mirlind Daku,vajza

Të uroj fat dhe shumë suksese në jetë!” Vesa dhe Mirlindi tash e një kohë të gjatë janë bashkë porse rrallëherë kanë ndarë detaje nga romanca e tyre.

- Advertisement -