Mirëmbajtja e dobët e Autostradës së Kombit: Shembjet e dheut rrezikojnë qarkullimin

Çmimet nuk dihet nëse kanë ndikuar, por mirëmbajtja në Autostradën e Kombit lë për të dëshiruar.

Shembjet e dheut në segmentin Suharekë–Prizren përgjatë autostradës Autostrada Ibrahim Rugova vazhdojnë të jenë prezente prej muajsh, duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve.

Sipas gjeografit Faton Morina, kjo dukuri lidhet me terrenin dhe ndërhyrjet në zonë, ku prerjet në shkëmbinj dhe kodra kanë krijuar pjerrësi të theksuara, ndërsa toka në këtë rajon është kryesisht argjilore.


- Advertisement -

Ndërkohë, njohësi i komunikacionit, Bekim Ahmeti paralajmëron për rrezikun serioz, duke theksuar se balta krijon sipërfaqe të rrëshqitshme që ndikon në frenim dhe rrit rrezikun për aksidente.

Megjithatë, Ministria e Infrastrukturës nuk ka kthyer përgjigje dhe në terren nuk janë vërejtur ndërhyrje të fundit për sanimin e rrëshqitjeve.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *