Me shtatë vota për, zero kundër dhe asnjë abstenim, u miratua buxheti i komunës së Zubin Potokut për vitin 2026 nga Komisioni për Buxhet.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, prezantoi buxhetin për këtë komunë, duke theksuar se buxheti për këtë vit do jetë rreth 3.6 milionë euro.
Murati gjithashtu rekomandoi miratimin e buxhetit nga Kuvendi për të mos pasur probleme në planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit gjatë vitit.
Në tërësi, buxheti është diku rreth 3.6 milionë euro.
Ministria e Financave dhe komisioni nuk kanë të drejtë të ndryshojnë përmbajtjen, por çdo gjë brenda kufijve procedohet për miratim ose jo nga Kuvendi.
Murati ftoi komisionin dhe seancën për miratim. /EO
