Miqësia mes ish-banorëve të Big Brother VIP Albania përfundon? Shfaqen dyshime pas lëvizjeve në rrjetet sociale

Miqësia mes Mateo, Gimbo dhe Selin duket se ka marrë fund pas përfundimit të Big Brother VIP Albania.

Tre ish-banorët, të cilët gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri krijuan një raport të afërt me njëri-tjetrin, tani duket se kanë krisur marrëdhëniet edhe jashtë kamerave.

Dyshimet për një prishje të raportit nisën pas lëvizjeve të tyre në rrjetet sociale.


- Advertisement -

Sipas asaj që kanë vënë re ndjekësit, Selin ka qenë e para që ka larguar Mateon nga lista e ndjekësve në Instagram.

Pak kohë më vonë, të njëjtin veprim e ka bërë edhe partneri i saj, Gimbo, duke shtuar spekulimet për një konflikt mes tyre.

Nga ana tjetër, reagimi i Mateos nuk ka vonuar.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *