Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar gjatë seancës së jashtëzakonshme se Qeveria nuk po fshihet pas përgjegjësive lidhur me rritjen e çmimeve, përfshirë atë të naftës. “Ne në asnjë mënyrë nuk po fshihemi pas përgjegjësive që na takojnë.
Diskutimi ynë është fokusuar tek kostoja e lartë e jetesës dhe rritja e çmimeve,” tha ajo.
Sipas Kusari Lilës, javën e ardhshme do të diskutohet një çmim që siç tha ajo e adreson shportën bazë, njofton Klankosova.tv. “Si rrjedhojë e kësaj do të diskutohet javën e ardhshme këtu në Kuvendin e Kosovës një çmim që e adreson shportën bazë.
Gjithashtu janë në përgatitje edhe rishikimi i buxhetit që u kërkua përfshirë edhe pakon për ballafaqimin me masën për ballafaqimin me inflacionin për qytetarë dhe kategoritë në nevojë.”
