Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, njofton për rrënimin e objekteve pa leje pranë Ujmanit

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në detyrë, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike përreth liqenit të Ujmanit po vazhdon me sukses.

Deri tani, janë rrënuar 17 objekte dhe vila në këtë zonë, me Pacolli që thekson se aksioni do të zgjatë edhe më tej në pjesë tjera të Kosovës për mbrojtjen e pronës publike.

Aksionet për lirimin e pronave publike në zonën e Ujmanit kanë përfshirë rrënimin e objekteve të tjera të ndërtuara pa leje, duke përfshirë edhe hotelin ‘Jezero’ që gjendej në pronën e ndërmarrjes publike ‘Ibër-Lepenci’.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -