Ministrja e Mjedisit dhe ministri i Mbrojtjes nënshkruajnë Marrëveshjen e fuqizimit të bashkëpunimit për mbrojtjen e mjedisit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mbrojtjen e mjedisit.

Pacolli ka bërë të ditur se përmes kësaj marrëveshjeje, Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i mbështesë aksionet shtetërore me personel, makineri dhe kapacitete logjistike për garantimin e një ambienti të sigurt dhe të pastër. ‘Mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi shtetërore dhe kërkon angazhim të përbashkët.

Me këtë partneritet po dëshmojmë se institucionet e Kosovës veprojnë të bashkuara për të mbrojtur hapësirat publike, për të rritur sigurinë mjedisore dhe për t’u ofruar qytetarëve një vend më të pastër për të jetuar,’ ka shkruar Pacolli.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -