Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla diskuton me ambasadorin britanik për reformën në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla është takuar me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, me të cilin kanë diskutuar për përparimin e reformave në drejtësi dhe forcimin e institucioneve që garantojnë sundim të palëkundur të ligjit dhe integritet të plotë të sistemit të drejtësisë.

Në komunikatë bëhet e ditur se Gërvalla vlerësoi lart bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar, me fokus të veçantë tek drejtësia dhe sundimi i ligjit, duke e cilësuar atë si bashkëpunim të përhershëm, të qëndrueshëm dhe të shumë-anshëm.

Republika e Kosovës në vazhdimësi vlerëson mbështetjen e tyre në proceset reformuese, në forcimin e integritetit dhe llogaridhënies së institucioneve tona, e sidomos përpjekjet e shtetit britanik për mbështetjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.


- Advertisement -

Gjatë takimit, ministrja ka përmendur edhe procesin e Vetingut dhe ndërmarrjen reformuese në sistemin e drejtësisë, si dhe funksionalizimin e plotë të Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, të cilat i cilësoi parakusht për një drejtësi që nuk toleron kompromis.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është vijë e prerë e mandatit tonë, dhe Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë e vendosur që çdo abuzim të ndëshkohet dhe çdo qytetar të gëzojë drejtësi reale të qasshme dhe të pakompromentuar, tha Gërvalla, duke shtuar se vetëm kështu shteti forcon institucionet e saj, garanton drejtësi funksionale dhe transparencë, si dhe siguron që sundimi i ligjit të mbetet prioritet bazë i Republikës së Kosovës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *