Ministria për Familje reagon pas rastit të rëndë të keqtrajtimit të një 5-vjeçari në Lipjan

Ministria për Familje ka reaguar pas rastit të rëndë, ku një 5-vjeçar dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit në Lipjan, teksa i njëjti po trajtohet në QKUK dhe rrezikon amputimin e dy shputave të këmbëve, si pasojë e plagëve të marra.

Në reagim, ministria thotë se asnjë fëmijë nuk duhet të përjetojë dhunë, frikë apo neglizhencë në vendin që duhet të jetë më i sigurti për të, në familje. “Dhuna ndaj fëmijëve është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, në reagim potencohet se nga momenti i njoftimit, institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për mbrojtjen e fëmijëve. “Qendra për Punë Sociale në Lipjan, në koordinim me Departamentin e Shërbimeve Sociale në Ministri, në përputhje me mandatet e tyre ligjore, kanë ndërhyrë menjëherë dhe 6 fëmijët tjerë të kësaj familjeje janë vendosur në strehim dhe në mbrojtje në një vend të sigurt”, thuhet në njoftim.


- Advertisement -

Ndër të tjera, ministria thekson se ka kërkuar që Inspektorati për Shërbimet Sociale dhe Familjare të fillojë me urgjencë hetimin institucional lidhur me trajtimin e këtij rasti nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan, në mënyrë që të verifikohet nëse janë zbatuar të gjitha obligimet ligjore dhe procedurat për mbrojtjen e fëmijëve, dhe mundësive të parandalimit. “MPFVLÇ do të mbajë komunikim të vazhdueshëm me Qendrën për Punë Sociale dhe institucionet tjera përkatëse për të garantuar mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *