Ministria e Punëve të Brendshme e lëshon mbi 4 mijë lejeqëndrime në Kosovë

Mbi 4 mijë e 533 lejeqëndrime të përkohshme e 126 të përhershme janë lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga fillimi i vitit deri më 30 qershor.

Komuniteti serb dominon me 1,266 lejeqëndrime të përkohshme dhe 50 të përhershme.

Ish-zëvendësministri Selam Shkodra thekson se integrimi i komunitetit është pozitiv.


- Advertisement -

Institucionet e sigurisë kanë mekanizma të konsoliduara për selektimin e dhënies së lejeqëndrimeve.

Juristi Hasan Shala pohon se baza ligjore për dhënien e lejeve duhet të vlerësohet me kujdes.

Leje janë dhënë edhe për shtetas turq.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -