Ministria e Industrisë zbulon devijime te njehsorët elektrikë në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se pas verifikimit, ka gjetur devijime te disa prej njehsorëve elektrikë.

Sipas MINTI-t, janë zbuluar njehsorë me afat të skaduar të vlefshmërisë, devijime në datë 2-3 ditësh krahasuar me kohën reale, si dhe devijime rreth 10-11 orë me kohën reale.

Verifikimi laboratorik i njehsorëve, sipas MINTI-t është bërë nga Agjencia e Meteorologjisë së Kosovës.


- Advertisement -

MINT ka thënë se me t’u formuar komisioni verifikues ad-hoc janë pranuar gjatë dy ditëve të fundit 209 ankesa.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *