Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se çmimet tavan të derivateve të naftës janë si vijon: nafta 1.63 euro/l, benzina 1.51 euro/l, dhe gasi 0.80 euro/l, sipas vendimit të saj. Çmimet e reja hyjnë në fuqi në ora 10:00 për sot dhe nesër.
Gjatë ditës së premte, çmimi i naftës ishte 1.67 euro/l, duke paralajmëruar një zbritje prej 4 centësh për ditën e sotme dhe të nesërmen.





