Ministri i Sportit i Turqisë komenton ndeshjen e rëndësishme me Kosovën për Kupën e Botës 2026

Ministri i Sportit i Turqisë, Osman Asskin Bak, ka komentuar ndeshjen e shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, që zhvillohet sonte në kuadër të finales së play-off-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Ai foli pas takimit që zhvilloi me ministrin e Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Blerim Gashani.

I pyetur për rezultatin e mundshëm të përballjes së sontme, Bak u shpreh për KosovaPress se nuk mund të bëjë parashikime.


- Advertisement -

Sipas tij, gjithçka do të vendoset në fushën e lojës nga vetë futbollistët, duke theksuar rëndësinë dhe nivelin e lartë të kësaj përballjeje.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sonte nga ora 20:45.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *