Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë: Siguria e vendit është e garantuar nga aleancat ushtarake

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi tha se Shqipëria ndihet e sigurt pavarësisht kërcënimeve që mund të vijnë në drejtim të vendit tonë, si në rastin më të fundit nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. ‘Republika e Shqipërisë nga ana e saj, të gjitha politikat e sigurisë i ka në përputhje me aleancën ku bën pjesë, aleancën ushtarake të NATO-s, që është më e forta në botë.

Siguria e qytetarëve shqiptarë, por edhe e Kosovës, është e garantuar nga aleanca ushtarake më e fortë në botë,’ tha Nufi.

Vuçiq tha se kishte blerë raketa balistike kineze, si kundërpërgjigje ndaj aleancës ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *