Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci zhvillon takim në Gjermani për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Në vizitën e tij zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar Sekretarin Parlamentar në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Nils Schmid.

Diskutimi u përqendrua në avancimin e bashkëpunimit bilateral në siguri dhe mbrojtje, vlerësimin e mbështetjes së Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe kontributin e saj në KFOR.

U diskutua gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe rritjen e programeve të trajnimit të përbashkët.


- Advertisement -

Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe përkushtimin për forcimin e partneritetit strategjik dhe kontributin në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *