Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci diskuton për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar të enjten ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari, ku është diskutuar koncepti, struktura dhe organizmat që do të transformojnë industrinë e mbrojtjes të Kosovës.

Ky ligj pritet të hapë rrugën për një zhvillim të qëndrueshëm dhe ndërsektorial, duke e bërë industrinë e mbrojtjes motor të inovacionit dhe sigurisë kombëtare.

Grupi punues do të finalizojë koncept-dokumentin dhe do të hartojë draftligjin, duke bërë hapin tjetër drejt fillimit të zhvillimit të industrisë së mbrojtjes.

- Advertisement -

Mimoza Kusari tha se përveç dispozitave kryesore, në takim u trajtuan edhe shtrirja ndërsektoriale, e cila, sipas saj, do të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë së mbrojtjes.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *