Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka biseduar me homologun kosovar, Glauk Konjufca, duke rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën.
Ata janë pajtuar për thellimin e partneritetit strategjik dhe forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë.
Ministri Hoxha ka vlerësuar heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës si hap të rëndësishëm për marrëdhëniet Kosovë–BE.
Gjithashtu, janë pajtuar për riaktivizimin e mekanizmave të përbashkët institucionalë dhe avancimin e projekteve me interes kombëtar.
Shqipëria dhe Kosova mbeten të përkushtuara në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe në proceset integruese europiane dhe euroatlantike.
