Ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe i Kosovës takohen në Forumin e Dubrovnikut

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar për një takim me ministrin në detyrë të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci.

Biseduan për zhvillimet në Shqipëri, në Kosovë, në rajonin tonë, si edhe për dinamikat europiane me interes të përbashkët.

Derisa Kosova doli nga një proces zgjedhor, Shqipëria ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në BE.


- Advertisement -

Shkëmbimi i ideve, analizave dhe qasjeve si dhe koordinimi i ngushtë me synim forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mbeten çelësi për avancimin e interesave tona reciproke e të përbashkëta.

Duke vepruar së bashku dhe me vizionin e qartë të së ardhmes do të mund ta ruajmë dhe ta forcojmë më tej lidhjen tonë të pathyeshme, në funksion të një Shqipërie më të fortë, më të begatë dhe të integruar në BE, dhe Kosovës po aq të fortë, më të zhvilluar e më të sigurt.

Ky është njëkohësisht një investim kyç si për forcimin e bashkëpunimit rajonal ashtu edhe për të ardhmen tonë të përbashkët në familjen euroatlantike.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *