Ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Cenimi i sigurisë së Kosovës cenon edhe sigurinë e Shqipërisë

“Çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën njëkohësisht edhe cenim të sigurisë së Shqipërisë”.

Kështu tha ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Në një prononcim për Tch, ai nënvizoi se paqja dhe stabiliteti në Kosovë janë një prioritet i përbashkët ndërkombëtar dhe se Shqipëria mbetet e vendosur në mbështetjen e saj ndaj Kosovës në çdo rrethanë. “Pikërisht për këtë arsye, çdo zhvillim në terren duhet parë në këtë kontekst: Kosova nuk është e vetme dhe paqja në të është një prioritet i përbashkët ndërkombëtar.


- Advertisement -

E kemi thënë dhe do ta përsërisim: çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën njëkohësisht edhe cenim të sigurisë së Shqipërisë”, u shpreh Hoxha.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *