Ministri francez Benjamin Haddad: Francës dhe Kosovës i ka marrëdhëniet e miqësisë që nga koha e Ibrahim Rugovës

Ministri i Deleguar për Evropën nga Franca, Benjamin Haddad, ka vlerësuar marrëdhëniet e miqësisë mes Francës dhe Kosovës, duke thënë se ato datojnë që nga periudha e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Pas takimit me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, Haddad tha se Franca ka mbështetur Kosovën në momente të rëndësishme, përfshirë procesin e Pakos së Ahtisarit dhe dërgimin e trupave të KFOR-it. ‘Ne kemi suportuar Pakon e Ahtisarit dhe dërgimin e trupave të KFOR-it.

Jam i lumtur që kemi punuar për këtë marrëdhënie bilaterale dhe që sot jam këtu në këtë vizitë’, u shpreh Haddad.


- Advertisement -

Ai tha se gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në këtë rol, ka parë praninë e kompanive franceze në vend, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të bashkëpunimit mes dy vendeve. ‘Prezenca ime sot është dëshmi e miqësisë sonë me Kosovën.

Do të mundohemi që së bashku të krijojmë një vend më të sigurt’, tha ministri francez.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -