Millie Bobby Brown flet për ndikimin emocional të mbylljes së Stranger Things: ‘Miqtë e krijuar gjatë xhirimeve nuk duhet të zbehin’

Millie Bobby Brown ka folur hapur për ndikimin emocional që pati përfundimi i serialit ‘Stranger Things’ në jetën e saj dhe në marrëdhëniet me kolegët e kastit.

Aktorja, e cila u bë e famshme falë rolit të Eleven, tregoi se kishte frikë se pas mbylljes së serialit miqësitë e krijuara gjatë dhjetë viteve të xhirimeve mund të zbeheshin.

Brown tha se aktorët me të cilët u rrit në set janë si vëllezër dhe motra për të, pasi ka kaluar më shumë kohë me ta sesa me familjen e saj.


- Advertisement -

Ajo kujtoi se shpesh i shihte kolegët më shpesh sesa anëtarët e familjes në shtëpi, ndaj ndarja nga seriali pas një dekade ishte veçanërisht e vështirë. ‘Stranger Things’ përfundoi në fund të vitit 2025, gjersa Brown pranoi se largimi nga personazhi i Eleven ishte shumë emocional dhe se do t’i mungojë më shumë se çdo rol tjetër.

Ajo shtoi se pas mbarimit të xhirimeve kaloi edhe një periudhë të lehtë depresioni, pasi nuk e kishte imagjinuar se fundi i serialit do ta prekte kaq shumë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *