Miliarderesja MacKenzie Scott dhuron 45 milionë dollarë për organizatën LGBTQ+: The Trevor Project

- Advertisement -

Ish-gruaja e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, dhe miliarderes MacKenzie Scott, ka dhuruar 45 milionë dollarë (38.8 milionë euro) për ‘The Trevor Project’, organizatë jofitimprurëse që ofron shërbime parandalimi të vetëvrasjeve dhe mbështetjeje në kriza për të rinjtë LGBTQ+.

Donacioni u njoftua të hënën, më 12 janar, duke e bërë atë donacionin më të madh në historinë 27-vjeçare të organizatës.

MacKenzie Scott e ka mbështetur më parë ‘Projektin Trevor’, duke i dhuruar gjashtë milionë dollarë organizatës në vitin 2020.

- Advertisement -

Projekti Trevor u themelua në vitin 1998 dhe ofron shërbime krize 24-orëshe për të rinjtë LGBTQ+.

Donacioni vjen pasi administrata Trump anuloi 25 milionë dollarë të caktuar për ‘Projektin Trevor’ në korrik të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *