Mesazhi i Salih Mustafës në Protestën e Çlirim Hazirit

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, ka lexuar një mesazh të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili është dënuar nga Haga. “Një përshëndetje nga Cali jonë”, u shpreh Haziri para protestuesve, para se të vazhdonte me leximin e mesazhit të Mustafës.

Në këtë mesazh, Mustafa shprehu falënderimet e tij për protestuesit, duke i përshkruar si mbrojtës të historisë, UÇK-së, lirisë dhe demokracisë. “Ne dje ishim luftëtarë të UÇK-së për liri, bashkim e demokraci.

E ju sot jeni engjëjt mbrojtës të historisë, të UÇK-së, të lirisë dhe të demokracisë.


- Advertisement -

Dhe jeni shndërruar në luftëtarë të drejtësisë”, citohet në mesazhin e Salih Mustafës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *