Kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi, ka theksuar se koalicioni shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut ka marrë legjitimitetin politik nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Thaçi gjithashtu ka pohuar se Kurti është bashkangjitur vetëm në këtë projekt politik, duke e bërë VLEN-in më të fortë te elektorati shqiptar.
Në anën tjetër, kryetari i PDSh-së shprehet se mbështetja indirekte ndaj politikave të VMRO-DPMNE-së është shqetësuese.
Thaçi gjithashtu thekson se VLEN-i legjitimon politikën e Mickoskit, e cilës ai e vlerëson si politikë anti-shqiptare.





