Largimi i përkohshëm i Dolces nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka krijuar boshllëk të madh për Edin, i cili prej ditësh po shfaqet i mërzitur dhe emocional.
Edi nuk e di që Dolce ndodhet në Grande Fratello dhe mendon se ajo është larguar përfundimisht nga gara. Kjo pasiguri i ka rënduar edhe më shumë gjendjen, duke e bërë të mendonte se nuk do ta shihte më.
Gjatë momentëve të tij të dobësisë, ai është shprehur shpesh se i ka marrë malli për të, duke e pranuar hapur se largimi i saj e ka prekur emocionalisht.
“Me mungon shumë, me prit jashtë”, është shprehur Edi, duke treguar se lidhja dhe afrimiteti që kishte krijuar me Dolcen brenda shtëpisë i ka shkaktuar një boshllëk të fortë.
Ndërkohë, banorët kanë vënë re gjendjen e tij të rënduar, por pa e ditur se ajo që po ndodh në të vërtetë është vetëm një mision dhe se prania e Dolces në një tjetër reality do të zbulohet më vonë.
Situata e ka kthyer Edin në një nga personazhet më emocionalë të ditëve të fundit në shtëpi, duke ngjallur reagime edhe tek publiku që po e ndjek me shumë interes këtë kapitull të ri të dinamikës Dolce–Edi.

