Mbyllja e Hormuzit po riformëson rrugët tregtare, me transportin e kontejnerëve që tashmë po përdor gjithnjë e më shumë rrugë tokësore për të arritur destinacionet.
Bllokada e kësaj rruge kyçe detare ka detyruar pronarët e anijeve të kërkojnë korridore alternative tokësore për të shpërndarë ushqime dhe mallra.
Sipas AFP-së, porti saudit Jeddah në Detin e Kuq po shndërrohet në një ‘nyje’ të re rajonale.
Ngarkesat transportohen me kamionë përgjatë autostradave drejt destinacioneve si Sharjah, Bahren dhe Kuvajt. ‘Porti i Xhedas nuk është aspak i dimensionuar për të përballuar këto volume importi,’ tha Arthur Barillas de The.
Pronarët e anijeve kanë bërë të ditur se do të përdorin tre porte jashtë Ngushticës së Hormuzit, Soharin në Oman, si dhe portet Khor Fakkan dhe Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërkohë, porti i Aqaba në Jordani po shërben si bazë për dërgimin e mallrave drejt Bagdadit dhe Basras në Irak.
Korridorët përmes Turqisë po lejojnë hyrjen e mallrave në pjesën veriore të Irakut.
