Mbledhja e Komisionit për Ekonomi dështoi për mungesën e kuorumit: Bordi i ZRrE-së po i ik përgjegjësisë

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion organizoi një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar raportin e Bordit të Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) lidhur me tarifat e energjisë elektrike.

Megjithatë, mbledhja dështoi për shkak të mungesës së kuorumit, pasi deputetët e LVV-së nuk u paraqitën.

Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri, nënkuptoi se Bordi i ZRrE-së po i ik përgjegjësisë dhe theksoi se ndikimi politik i LVV-së dhe Qeverisë është i dukshëm.


- Advertisement -

Tahiri shtoi: “Mospjesëmarrja dhe ikja nga përgjegjësia e Bordit të ZRrE-së, ma konfirmon ndikimin e plotë politik të LVV-së, të Qeverisë, mbi ta.

Kryesuesja ma konfirmoi që ata janë këtu, por së pari kanë shkuar lart, por ata e kanë detyrën me qenë para nesh”.


- Advertisement -