Në Kosovë janë pranuar mbi 99 mijë aplikime të votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa mbi 7 mijë kërkesa janë refuzuar.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë Gjermania dhe Zvicra.
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës përfundon sot, ndërsa votimi përmes postës fillon më 25 maj dhe përfundon më 6 qershor 2026.





