Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për paraburgim 30-ditor të të pandehurit A.D. për dyshimin e kryerjes së krimin e luftës kundër popullsisë civile në vitin 1999 në fshatin Ivajë dhe rrethinat e Komunës së Kaçanikut.
I pandehuri, si ish-pjesëtar i MUP-it në Ferizaj dhe polic i trafikut në Kaçanik, akuzohet për detyrimin e banorëve të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat u dogjën dhe u shkatërruan.
Në stacionin policor në Kaçanik 91 persona u ndanë nga grupi dhe 13 civilë u ndaluan, rrahën dhe maltretuan në mënyrë çnjerëzore nga i dyshuari A.D. në mënyrë brutale fizike dhe psikike duke shkaktuar lëndime të rënda trupore.
