Në emisionin ‘Fan Club’, i ftuari i mbrëmjes së djeshme nga Big Brother, Marko Luca, u pyet nga moderatorja Kiara Tito në lidhje me veprimin e tij kundrejt Stenaldos.
Marko u shpreh i keqardhur dhe deklaroi se nuk e kishte bërë aspak me qëllim të keq. ‘U habita që ishte bërë aq e madhe jashtë.
Unë e dua shumë Stenaldon, si person.
Me të kam diskutuar shumë, kemi bërë gallata, e dua shumë si person, jo si lojtar.
Kam pasur diskutime shumë me të rreth jetës, rreth muzikës që na lidh me njëri tjetrin’, tha Marko. ‘Unë nuk isha fare pjesë e debatit të tyre, shkova t’ia mbyllja derën me shaka, kur e pashë që ishte nxirë në fytyrë e lash, dera ndejti hapur.
U habita që kjo gjë ishte keqkuptuar jashtë.
I kërkoj shumë ndjesë publikut’.
Marko u eliminua nga Big Brother në një televotim kokë me kokë me Greta Kazazin.
