Madonna shkakton panik me manovërën rrezikshme në koncertin surprizë në Times Square

Madonna shkaktoi panik mes fansave gjatë një koncerti surprizë në kuadër të festimeve të Krenarisë LGBTQ+ në Times Square, pasi u pa duke kryer një manovër të rrezikshme në skenën e ngritur disa kate mbi turmën e njerëzve.

Këngëtarja 67-vjeçare performonte në një event të organizuar, kur në një moment kaloi njërën këmbë mbi barrierën mbrojtëse transparente në skajin e skenës.

Pamjet e transmetimit të drejtpërdrejtë e treguan Madonnën të varur pjesërisht mbi kangjellë, duke lënë përshtypjen se po sfidonte lartësinë dhe sigurinë, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Reagimet në rrjetet sociale ishin të menjëhershme, me shumë fansa që pranuan se u frikësuan nga veprimi i artistes.

Disa komentuan se bërtitën nga ankthi, ndërsa të tjerë shkruan se momenti i kishte bërë jashtëzakonisht nervozë, nga frika se mund të ndodhte një aksident.

E veshur me një korse shumëngjyrëshe dhe çizme të gjata deri mbi kofshë, Madonna interpretoi disa këngë nga albumi i saj i ardhshëm Confessions II, përfshirë “I Feel So Free”, “Bring Your Love”, “Love Sensation” dhe hitin e njohur Hung Up.

Gjatë mbrëmjes, në skenë iu bashkua edhe producenti britanik Stuart Price, bashkëpunëtor i hershëm i artistes.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -