Në një mbrëmje të së mërkurës, u finalizua numërimi i votave me postë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, shumicën e votave ka fituar LVV-ja me 72.62%, ndërsa pas saj renditen LDK me 10.27%, PDK me 9.14%, dhe AAK me 3.93%.
Nga rezultatet përfundimtare, LVV ka siguruar 51.01% të votave, duke marrë 57 ulëse në parlament.
PDK-ja renditet e dyta me 20.24%, duke fituar 22 ulëse, ndërsa LDK-ja e treta me 13.26% dhe 15 ulëse.
AAK-ja e katërta me 5.50% apo 6 ulëse.
Rezultatet e përmbledhura përfshijnë edhe votat nga QKN dhe QNR.





