Lumir Abdixhiku uron besimtarët katolikë për Pashkë në emër të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Në urimin e tij, përmes faqes zyrtare të LDK-së në Facebook, Abdixhiku theksoi se kjo festë shënon ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e besimit në vlerat më të larta njerëzore. “Pashkët janë simbol i ringjalljes së shpresës, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju uroj përzemërsisht festën e Pashkëve.


- Advertisement -

Le të shërbejë kjo ditë si frymëzim për më shumë mirëkuptim, bashkim dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, me besimin se së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

Gëzuar Pashkët!”, thuhet në urim.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *