Lumir Abdixhiku: Ngushëllime për humbjen e kongresistit Eliot Engel

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes, popullit amerikan dhe qytetarëve të Kosovës, për humbjen e mikut të madh të shqiptarëve, kongresistit Eliot Engel. ‘Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të madh të Kosovës, kongresistit Eliot Engel,’ u shpreh Abdixhiku. ‘Në vitet vendimtare për fatin e popullit tonë, ai ishte ndër zërat më të fuqishëm në mbrojtje të së drejtës së Kosovës.’ Kosova sot humbi një mik të madh, por vepra dhe mbështetja e tij do të mbeten pjesë e përhershme e rrugëtimit tonë shtetëror.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Engel, popullit amerikan dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, përfundon mesazhi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *