Lumir Abdixhiku: Bashkë me Vjosa Osmanin, nisim gjysmën e rrugës në Vojnovc të Shtimes

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Vojnovc të Shtimes është pritur nga shumë qytetarë, duke thënë se as shiu nuk i ndali ata të merrnin pjesë në takim.

Përmes një postimi, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se bashkë me kandidaten për presidente nga kjo parti, Vjosa Osmani kanë nisur “gjysmën e rrugës”, ndërsa theksoi se pjesa tjetër duhet të bëhet së bashku me qytetarët. “Në Vojnovc të Shtimes u ndalëm mes shumë qytetarëve që na prisnin zemërhapur.

As shiu nuk i kishte ndalur.


- Advertisement -

Sepse kur ka besim, rruga bëhet më e fortë se moti.

Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë që po na bëni gjithandej.

Vjosa dhe unë kemi nisur një gjysmë rruge.

Gjysmën tjetër duhet ta bëjmë bashkë.

Me ju”, ka shkruar Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *