Në konferencën në Big Brother VIP Albania 5 Luiz Ejllit iu bë një tjetër pyetje që lidhet me Big Brother 2 nga Juela Nikolli.
Ajo e pyeti nëse i duhet në këtë edicion një si Efi Dhedhes pasi e kishte aleate në lojën që bëri asokohe. ‘Këtë herë ti je pa Kiarën këtu, ose do të jesh edhe pa Efin tani mendon mes Efit dhe Kiarës këtu në lojë, mendon që do të duhet një Ef apo një Kiarë, Kiarë sigurisht që jo po një Ef?’, ka qenë pyetja që iu bë. ‘Me gjithë respektin që kam për të dy ish-konkurrentet, unë se kuptoj se përse e sillni muhabetin për ato që kanë kaluar.
Gjithsesi, pse me e krahasu veten me ish-konkurrentë’, u shpreh ai.
Tutje theksoi: ‘Ka mbaruar Big Brother-i që kam bërë’.
Ndonëse nuk janë në dijeni, artisti shkodran trazoi shtëpinë me hyrjen e tij.
