Luiz Ejlli ka qëndruar për disa ditë në shtëpi, por tashmë ka bërë biseda të ndryshme me banorët.
Në një bisedë me Gimbon, DJ e Gjestit, ai ka kujtuar ditën kur shkoi në varrim te vëllai i Gjestit.
I njëjti ka theksuar se ka mbetur i habitur me babanë e Gjestit, forcën që kishte në ato momente. “Atë e njoh si emër, nuk jemi takuar kurrë.
Atëherë më tha prit këtu se po e thërras të atin, shkoi e mori të atin dhe më tha prit këtu.
I kam thënë edhe aty, kam kujtuar se jam i fortë po unë sot e pashë çka do të thotë me qenë burrë i fortë, se me qenë në vend tënd e me të mbajt këmbët, ti qofsh”, u shpreh ai.
Tutje theksoi: “Unë e di i thash sa e ke dashur, por nuk e di sa je duke vuajtur sepse unë kam fëmijë vet.
Dhe të arrij burri të më thotë si është Luna duke e pasur atë, është diçka e rëndë.
Nuk ia uroj askujt, më ka ardhur jo keq por.
Kur ndodhi thashë ah këto portalet, pse shpifin”.
Edhe pse nuk e njihte atë personalisht, artisti shkodran tregon se ishte shumë e rëndë.
