Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, i cili u rendit i treti në natën finale, ka sqaruar reagimin e tij pasi u rendit në atë pozitë.
Në momentin kur u bë publik rezultati, Ludo nuk reagoi pozitivisht, gjë që u komentua gjerësisht nga publiku në rrjetet sociale.
Lidhur me këtë, ai ka folur në emisionin “Sol”, ku tha se reagimi i tij erdhi si pasojë e zhgënjimit në atë moment. ‘Na po flasim drejt, aty është Ludo i vërtetë sepse njerëzit mu kanë gjujt se demek pse reagove ashtu, familja edhe krejt.
Po unë nuk jam Ludo nëse e pranoj vendin e tretë dhe gëzohem për Londrimin’, u shpreh ai.
Tutje tha: ‘Normal, të nesërmen e takova dhe e përgëzova për vendin e parë si fitues, por në atë moment jam kanë shumë i mërzitur’.
Ludo tani një pjesë të madhe të kohës po e kalon në Kosovë, për shkak të bashkëpunimeve.
