Në emisionin ‘Darka e të Nominuarve’, një pyetje interesante u drejtua ndaj Ludo Lee.
Ai u pyet: ‘Si mendon që ndihet Edi kur i thua Limit mbaje Dolcen mos e lësho?’ Ludo u përgjigj: ‘Edi e ka përfunduar me Dolcen dhe e ka kuptuar se loja e Dolces ka qenë lojë.
Besoj që Edi ka pasur ndjenja më shumë për Dolcen, Edi e ka kuptuar shumë shpejt se me Dolcen nuk ka vazhdim’.
Në vazhdim, ai shtoi: ‘Siç e kam parë unë nuk ka pasur ndjenja nga ana e Dolces, e ka shfrytëzuar.
Unë nuk ndërhyj në raportin e Limit me Dolcen.
As nuk kam drejtë të përzihem.
Jam i lumtur që Edi nuk është më me Dolcen se nuk kishte vazhduar mirë për Edin’.
Edi kishte një afrimitet të madh me Dolcen për një kohë të shkurtër, por që përfundoi shpejt.
