Moderatorja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është surprizuar sërish këtë mëngjes me një gjest romantik që ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Në një video të publikuar në Instagram Story, Luana shfaqet teksa përgatitet për t’u nisur për në punë, por këtë herë, përballë saj e priste një “det” i vërtetë me buqeta të mëdha trëndafilash të kuq.
Numri i buqetave ishte aq i madh, sa moderatorja mezi arrinte të kalonte nëpër koridorin e apartamentit të saj. Me humor dhe habi, Luana ndau momentin me ndjekësit, duke mos fshehur surprizën dhe emocionin që i kishte dhuruar ky veprim.
Edhe pse nuk ka zbuluar kush qëndron pas kësaj surprize të veçantë, fansat menjëherë nisën të komentojnë në rrjete sociale, duke e komplimentuar për elegancën dhe dashurinë që duket se e rrethon.
Ky nuk është rasti i parë që Luana Vjollca surprizohet me dhurata të tilla romantike. Edhe më parë, ajo ka ndarë me publikun momente të ngjashme, ku lulet dhe gjestet e ngrohta kanë qenë pjesë e përditshmërisë së saj plot dashuri e pozitivitet.
Moderatorja, e cila prej vitesh është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, po vazhdon me sukses projektet e saj televizive, ndërkohë që fansat e ndjekin me entuziazëm çdo paraqitje dhe postim të saj.
