LSDM: OBRM-PDUKM planifikon t’i riemërojë emigrantët si “punëtorë ekonomikë”

LSDM ka reaguar ashpër ndaj OBRM-PDUKM, duke e akuzuar opozitën se po planifikon ta ndryshojë statusin e emigrantëve në “punëtorë ekonomikë”, me qëllim që t’u mundësojë punë, akomodim dhe qëndrim të përhershëm në Maqedoni.

Sipas LSDM-së, ky plan lidhet me atë që ata e quajnë “projekt emigrantë për para”, duke pretenduar se është i ngjashëm me modelin e presidentit serb Vuçiq për çështjen e litiumit.

“Plani i OBRM-PDUKM për të pranuar emigrantë në Maqedoni është zbuluar plotësisht. Nuk janë vetëm mediat britanike dhe botërore që e konfirmojnë këtë. Kjo paketë përfshin edhe një marrëveshje kredie. Shteti nuk ka para për pensione, paga apo ndihma sociale. Hendeku financiar është 1 miliard euro”,

thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj paraqitjes së deputetit të VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski.


- Advertisement -

Sipas partisë në pushtet, OBRM-PDUKM planifikon të mbajë zgjedhjet dhe më pas, në qershor, të sjellë emigrantët në vend.

Ata shtojnë se punëtorët e huaj pritet të vijnë përmes lejeve të punës dhe agjencive të specializuara, ndërsa ndryshimi i termit “emigrantë” në “punëtorë ekonomikë” synon vetëm shmangien e përgjegjësisë politike.

“Mickoski një ditë i quan ‘emigrantë të paligjshëm’, ndërsa të nesërmen ‘të ligjshëm’. OBRM-PDUKM tashmë po përgatit rredefinimin e tyre, vetëm që të shmangë përdorimin e fjalës ‘emigrant’. Kjo është arsyeja pse nuk nënshkruajnë Rezolutën”, përfundon reagimi i LSDM-së.

- Advertisement -